Harrojini pushimet në plazh, meteorologia Lajda Porja tregon kthesën e madhe të motit duke filluar nga kjo ditë

Shqipëria

Harrojini pushimet në plazh, meteorologia Lajda Porja tregon kthesën e madhe të motit duke filluar nga kjo ditë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:16
Lajda Porja

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës në vazhdim, ndërsa fundjava do të sjellë edhe ulje të temperaturave.

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha në emisionin GoodMorning Albanians se temperaturat do të luhaten nga 29-30 gradë celsius.

E gjithë java do jetë me prezencë të reshjeve që më të dendura do jenë gjatë fundjavës. Më pak reshje do ketë bregdeti dhe sidomos Jugu.

Në mes të javës vija bregdetare do jetë pa reshje. Fundjava do sjellë rënie të temperaturave, ku vlerat maksimale nuk do të jenë më shume se 26 gradë, jo shumë të favorshme për plazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat