Presion përdoruesve të drogës për përfitime monetare, ndalohet oficeri i policisë

Shqipëria

Presion përdoruesve të drogës për përfitime monetare, ndalohet oficeri i policisë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme në AMP dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka bërë ndalimin në flagrancë të oficerit të policisë N/komisar A.XH., 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga kjo Prokurori mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

“Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit A.XH..

I cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare. Hetimet vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat