Cërrik - Fyeu një 31-vjeçare në rrjetet sociale, procedohet penalisht autori

Shqipëria

Cërrik - Fyeu një 31-vjeçare në rrjetet sociale, procedohet penalisht autori

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Cërrik pasi ka fyer në rrjetet sociale një grua.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 31-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat