Dita nis me kthjellime, pasditja sjell vranësira/ Parashikimi i motit për këtë të diel

Shqipëria

Dita nis me kthjellime, pasditja sjell vranësira/ Parashikimi i motit për këtë të diel

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara.

Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat