Gara për kreun e AMP, ja cilët janë 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve, zbulohet dhe më favoriti

Shqipëria

Gara për kreun e AMP, ja cilët janë 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve, zbulohet dhe më favoriti

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:29
AMP

Numri në total prej 26 aplikimeve në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është reduktuar në vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur vetëm njërin. Në 5-shen e përzgjedhur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla janë: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani, Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj.

Ata janë përzgjedhur përmes një gare për plotësimin e kritereve që AMP përcaktoi që në krye të herës, të cilat përfshijnë aftësitë profesionale në një karrierë jo më pak se 10 vite në një strukturë sigurie apo në sistemin e drejtësisë dhe me integritet figure e morali. Emri më favorit që përflitet se do të marrë besimin për t’iu propozuar kryeministrit Rama nga ministri Balla është ai i Florian Sulejmanit, por nuk përjashtohen surprizat. Ai prej pak muajsh është larguar nga detyra që mbante në AMP nga ish-drejtuesi Ardi Veliu. Ndërkohë, emrat e tjerë në garë kanë po ashtu të shkuar të gjatë në SHÇBA (ish-AMP) apo në Policinë e Shtetit.

Mes tyre është edhe Xhavit Shala, ish-drejtues i lartë policie, aktualisht drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë. Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se është çështje orësh që të Balla të përzgjedh njërin prej emrave për propozim, i cili duhet të marrë miratimin e kreut të ekzekutivit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përveç kontrollit të bluve kur kalojnë kompetencat që u jep detyra, prej disa muajsh po kryen hetim në kuadër të vetting-ut për 72 drejtuesit e parë, për të cilat akoma nuk ka vendime. Kujtojmë se, Ardi Veliu dha dorëheqjen më 23 tetor 2023, ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh dje se brenda javës do të çonte emrin e ri tek kryeministri. Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat