QSUT/ 300 fëmijë në ditë në Urgjencë, reagon ministrja Koçiu

Shqipëria

QSUT/ 300 fëmijë në ditë në Urgjencë, reagon ministrja Koçiu

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Urgjenca pediatrike në QSUT, prej disa javësh po përballet me një fluks të shtuar si pasojë e virozave të stinës.

Situatën e ka parë nga afër edhe ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila tha se për të ndihmuar mjekët por dhe prindërit që të marrin një shërbim të shpejt, janë vënë në funksion 4 urgjenca pediatrike me shërbim 24 orësh në 4 qendra shëndetësore.

“Numri i urgjencave në qsut ka arritur deri në  300 brenda 24 orëve, por shefii urgjencës referon se jo të gjitha rastet janë urgjenca”, tha Koçiu.

“Nga ana tjetër drejtoresha e qendrës spitalore universitare Albana Fico shtoi se për të përballuar fluksin, po shtohen edhe mjek”, tha Albert Lama, shefi i Urgjencës së Pediatrisë.

“Qendra spitalore univerisitare Nënë tera po harton edhe një plan masash me staf të shtuar për të përballuar fluksin në ditët e festave për të gjitha shërbimet që mbulon”, tha Albana Fico, drejtoreshë në QSUT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat