U plagos rëndë në minierën e kromit! Minatori niset me helikopter për mjekim të specializuar te Trauma

Shqipëria

U plagos rëndë në minierën e kromit! Minatori niset me helikopter për mjekim të specializuar te Trauma

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Zbardhet identiteti i të aksidentuarit në minierën e kromit në Bulqizë.

Top Channel mëson se i plagosuri është minatori Vilson Alla. Sipas policisë lokale të Bulqizës, ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë në zonës D.

Alla ka qenë duke punuar kur ka aksidentuar rëndë në njërën këmbë, si dhe ka pësuar fraktura të tjera në trup. Në atë moment ai është pikasur nga minatorët e tjerë që po punonin me të, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas kanë njoftuar ambulancën ku dhe e janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës, i aksidentuari kishte fraktura të rënda në trup, çka i ka detyruar ta nisin me helikopter drejt sptalit të Traumës, pasi në spitalin e Bulqizës mungojnë mjekët specialistë.

Ndërkohë policia e Bulqizës si dhe grupi hetimor të mbështetur edhe Inspektoriati i Punës kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat