Brenda banesës së Bedrie Lokës/ Flet vajza e 41-vjeçares: Mami kishte shenja dhune

Shqipëria

Brenda banesës së Bedrie Lokës/ Flet vajza e 41-vjeçares: Mami kishte shenja dhune

Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:00
Bedrie Loka

Vajza e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila u vetëvra në Durrës, ka thënë për emisionin “Review” se kur ka shkuar në spital pranë nënës së saj, infermieret i kanë thënë se ajo kishte shenja në trup.

Duke folur për Euronews Albania vajza tha gjithashtu se i ati kishte marrë telefonin e vëllait të saj për të dorëzuar në policisë ndërsa të vetin e kishte lënë në shtëpi dhe e mbante halla, me synimin për ta marrë më pas në Tiranë.

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. Unë më shumë jam rritur më shumë me mamin. Babi ka qenë në burg”,-tha vajza.

Në telefonin që vetë bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka ka dorëzuar në polici janë gjetur 3 video të realizuara nga i djali i vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat