Ngritja e komisioneve hetimore/ “Nuk u kthehemi pas vendimeve që kemi marrë”, Felaj tregon hapat që duhet të ndjekë opozita

Shqipëria

Ngritja e komisioneve hetimore/ “Nuk u kthehemi pas vendimeve që kemi marrë”, Felaj tregon hapat që duhet të ndjekë opozita

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:07
Ermonela Felaj

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e ftuar në një program televiziv, foli në lidhje me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe punimet për sesionin e ri parlamentar.

Në lidhje me ngritjen e komisioneve, Felaj u tregua e qartë duke thënë se mazhoranca nuk do i kthehet pas vendimeve që janë marrë, ndërsa shtoi se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Në lidhje me aksionin opozitar, mesa duket do vijojë e njëjta situatë. Dua të them se nuk është se ka një strategji, përveç se zbatimit të rregullores së Kuvendit nga ana jonë. Seancat në çdo fillim viti janë formale, por ne do vazhdojmë me zbatimin e rregullores, pasi deri më tani ka qenë e pamundur. Sakaq dua të theksoj se ndryshimi i rregullores u bë për shkak të disa ngjarjeve në Kuvend, ku për situata të tilla parashikohet zgjidhja nga zbatimi i masave më të forta disiplinore.

"Dua të ndalem te ngritja e komisioneve hetimore, ku ajo çfarë disa përfaqësues të opozitës kanë deklaruar ka qenë dhe ngelet një justifikim. Për secilin nga rastet kur opozita s’ka qenë dakord me qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk i kthehemi pas vendimeve që kemi marrë. Do kisha shprehur që kjo koha e ndërmjetme të kishte shërbyer për ta riparë aksionin opozitar, bojkoti nuk janë mjete që të nxjerrin diku. Janë diskutime që janë bërë në konferencën e kryetarëve dhe publikisht e kemi thënë që duhet frenuar kjo sjellje e opozitës. Si Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë konfirmuar që e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore janë e drejta e pakicës dhe nga ana tjetër nuk bëhet hetim për çdo çështje. Kam parë në media që janë interpretuar si kufizime të të drejtave. Në fakt nuk ka asnjë kufizim aty, por një interpretim të kushtetutës. Gjykata kushtetuese është treguar konsistente me vendimet e saj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat