U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, reagon Vokshi: Rama urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete…

Shqipëria

U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, reagon Vokshi: Rama urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete…

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:43
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj saj dhe deputetes Elda Hoti.

Vokshi thekson se Rama, përveçse “urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.”

“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.  Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“-shkruan Vokshi.

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kërkesës së Partisë Socialiste, lidhur me incidentin e shkaktuar dje në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat