I dënuar me 3.6 vite burg/ Arrestohet në Berat 45-vjeçari, prodhonte dhe shiste drogë

Shqipëria

I dënuar me 3.6 vite burg/ Arrestohet në Berat 45-vjeçari, prodhonte dhe shiste drogë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Berat, lokalizuan në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat