Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi del nga SPAK: U thirra për një hetim, jo për McGonigal

Shqipëria

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi del nga SPAK: U thirra për një hetim, jo për McGonigal

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:43
Rexh Byberi

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi është paraqitur mëngjesin e së enjtes në SPAK. Byberi është zgjedhur në krye të bashkisë së Tropojës nën siglën e Partisë Socialiste.

I pyetur nga mediat pas daljes nga SPAK nëse ishte thirrur lidhur me çështjen McGonigal, Rexh Byberi tha: Mcgonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë, isha për një tjetër çështje.

I pyetur lidhur me tenderët nëse i ka dhënë të afërmve të tij, Byberi u përgjigj: 

S’i kam dhënë kujt, aty janë dokumentet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat