I zhdukur prej 9 ditësh, babai tregon bisedën e fundit me Leo Roçin: E kishte lënë të birin 6 muajsh! Ja itinerari që do të ndiqte

Shqipëria

I zhdukur prej 9 ditësh, babai tregon bisedën e fundit me Leo Roçin: E kishte lënë të birin 6 muajsh! Ja itinerari që do të ndiqte

Më: 29 maj 2024 Në ora: 12:31
Leo Roçi

Babai i Leo Roçit, i zhdukur prej 9 ditësh, ka treguar komunikimin e fundit me të birin para se të humbnin kontaktet me të në 21 Maj.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 34-vjeçarit ka deklaruar se i Leo i kishte thënë që do të shkonte në Angli tek djali dhe gruaja e tij, që jetonin në Britani.

“Është nisur nga Durrësi, tek dajat e tij dhe ka udhëtuar me autobus në Prishtinë më 19 Maj. Më tha që do iki të takoj djalin në Angli, e ka lënë 6 muajsh djalin dhe kur bisedonte në telefon i biri i thoshte ‘kur do të vish o babi’.

Të nesërmen ka marrë taksinë drejt kufirin serbo-kroat pasi do të shkonte në Francë dhe më pas në Angli.

Komunikimi me djalin është ndalur tek dogana e Kroacisë. Ai ka folur për herë të fundit me dajën e tij. Komunikimi 02:30 të datës 21 Maj.

E ka telefonuar daja i vet nga Zvicra, por nuk përgjigje. Për 15 orë telefoni ka qenë i ndezur, ne e shikonim.

Dy ditë është fikur telefoni, kur u ndez është përgjigjur një grua që fliste serbisht”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat