U sulmua 2 ditë më parë, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Shqipëria

U sulmua 2 ditë më parë, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Më: 31 maj 2024 Në ora: 11:10
Sokol Mëngjesi

Kanë kaluar tashmë 48 orë që nga momenti që avokati Sokol Mëngjesi u shtrua në spital, pas dhunës në zonën e ish-Bllokut.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e njëjtë.

Ai është prej 48 orësh i shtruar në spital dhe vijon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.
Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat