Në grevë urie prej 13 ditësh, të dënuarit i përkeqësohet dhe transportohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Në grevë urie prej 13 ditësh, të dënuarit i përkeqësohet dhe transportohet me urgjencë në spital

Më: 31 maj 2024 Në ora: 12:54
Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit.

Prej 13 ditësh i dënuari Vladimir Hoxhaj me origjinë nga Malësia e Madhe i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel ndodhet në grevë urie.

Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore ndërsa Hoxhaj vijon të qëndrojë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave për ta transferuar në IEVP Reç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat