Daut Gumeni zbulon detajet: Gabimi që do fundosë Berishën

Shqipëria

Daut Gumeni zbulon detajet: Gabimi që do fundosë Berishën

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:52
Daut Gumeni

Daut Gumeni thotë se postet politike në Shqipëri nuk mund të trashëgohen.

I ftuar në një emision televiziv zoti Gumeni thotë se nëse Sali Berisha do të vendosë të bijën Argita Berishën në krye të PD, do të ishte fatale për opozitën.

Ja si e argumenton zoti Gumeni!

“Përvoja e Azisë Juglindore ka pirë ujë vetëm në Greqi. Vetëm ata e kanë politikën familjare. Në Evropë kjo metodë nuk funksionon.

Nëse Berisha vendos të bijën si pasardhëse për kryetare të PD, do nisin të tallen dhe ata që e mbështesin. Sepse ata e mbështesin për interesa.

Ata duan që të jenë në listat për deputetë. Ata nuk kanë mall për atë që flet nga papafingo, por për postet që do të marrin”, u shpreh Gumeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat