Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.
Në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca bëri disa ndryshime në projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit duke përfshirë projektligjet e depozituara në përputhje me kërkesat e rregullores
. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.