Liqeni i Ohrit rrezikon të mbetet jashtë listës së UNESCO-s, Alibali: Paralajmërimi u bë vjet, po cënohen vlerat e mjedisit

Shqipëria

Liqeni i Ohrit rrezikon të mbetet jashtë listës së UNESCO-s, Alibali: Paralajmërimi u bë vjet, po cënohen vlerat e mjedisit

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 16:22
Agron Alibali

Avokati i të drejtës ndërkombëtare Agron Alibali, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se është një fatkeqësi për vendin tonë që Liqeni i Ohrit rrezikon që të vihet në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik e madje edhe mund të hiqet fare nga lista e UNESCO-s.

Alibali thekson se paralajmërimi për këtë është dhënë vjet nga Komiteti i Trashëgimisë Kulturore, duke shtuar se ndërkombëtarët kanë vënë në dukje pika problematika, që qeveria shqiptare duhet të përmirësojë.

Agron Alibali, avokat i të drejtës ndërkombëtare: Paralajmërimi i parë për Liqenin e Ohrit është bërë vjet, ku Komiteti Ndërkombëtar ka shprehur shqetësime, por se qeveria shqiptare nuk mori parasysh rekomandimet e UNESCO-s. Pika e fundit të Komitetit të Trashëgimisë Kulturore u tha vjet në Riad ku u deklarua se trashëgimia mund të vihet në rrezik, për shkak të ndërhyrjeve që po bëheshin.

Është bërë një procedurë që në dukje duket e ligjshme. Po i cenohen vlerat mjedisit. UNESCO ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i projekteve në Liqenin e Ohrit. Ka raport, ku iu kërkohen qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që të kenë kujdes me projektet pranë Liqenit të Ohrit, Komiteti i Trashëgimisë Botërore është i shqetësuar. Deri më sot, këmbana e paralajmërimit të UNESCO-s ka rënë në vesh të shurdhër. UNESCO vepron me laps, nuk vepron me dhunë, duhet dëgjuar mirë se çfarë thotë. Këtë trashëgimi ne e kemi këtu prej disa dhjetëra brezash e ne duhet ta ruajmë modeomos. UNESCO nëse nuk sheh përmirësim, fillimisht të vendos në listën e trashëgimive në rrezik e më tej edhe mund të të heqë fare nga lista. Andaj, institucionet tona duhet të jenë në alarm, që të përmirësojnë gjerët sipas rekomandimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat