Spahiu paralajmëron se Vangjel Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë

Shqipëria

Spahiu paralajmëron se Vangjel Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 08:33
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e së dielës në Himarë, teksa theksoi se aty nuk garon Tavo me Gjikurian, por Shqipëria me Greqia, e përfaqësuar nga opozita e Sali Berishës. Parashikimi i tij është që Tavo do ta fitojë këtë duel me 200 vota diferencë.

“Në Himarë nuk garon Tavo me Gjikurian por gjysma e Shqipërisë me Greqinë dhe opozitën e Sali Berishës. Ka një koalicion, miliona euro po shpenzon Greqia që të sjellë qindra emigrantë për të votuar për Gjikurian. Parashikimi im që Tavo fiton nga 150 deri 200 vota garë, garë e ngushtë. Dua që Himara ti mbetet Shqipërisë jo Greqisë. Garë shumë e vështirë. Vangjel Tavo do ta fitoj, shpresoj të mos ketë incidente. Himara është një nga bashkitë më të rëndësishme dhe dua të administrohet nga Vangjel Tavo, pasi është profesionist, jo socialist. Këtë radhë kanë ata nevojë për Vangjel Tavo. Rama kur ka nevojë zgjedh personalitete, kur ka garën të fituar zgjedh anonim”, thotë Spahiu.

Ndër të tjera, ai komentoi edhe paktin PD-PS për kodin e ri zgjedhor dhe listat e mbyllura. Sipas tij kjo marrëveshje u krye në mesin e sezonit turistik në korrik pasi kështu largohet vëmendja nga pakti i bërë.

‘Pakti Berisha-Rama qëllimisht u votua dhe u nënshkrua në kulmin e sezonit turistik që të harrohet dhe të mos ketë vëmendje,. Mendoj se presidenti as nuk do ta firmos dhe as nuk do ta kthej prapa. Do ta kaloj në heshtje që të mos bëhet pjesë e paktit antikushtetues të listave të mbyllura. Disa deputetë do zgjidhen nga kryetari i partisë. Një pjesë do zgjidhen nga partia. Kjo është shkelje që presidenti Begaj nuk do e firmos ashtu siç e kanë këshilluar juristët”, theksoi Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat