“Berisha’s got talent”, Çupi: Ndërtoi familjen e yllit dhe çdo anëtar kishte një cep korrupsion

Shqipëria

“Berisha’s got talent”, Çupi: Ndërtoi familjen e yllit dhe çdo anëtar kishte një cep korrupsion

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 21:25
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një njeri me shumë personaliete.

Teksa e quajti “Berisha’s got talent”, analisti tha se kryetari i PD-së, ndërtoi familjen në formën e ylli  dhe çdo njeri prej anëtarëve kishte një cep në korrupsion.

Ndër të tjera Çupi theksoi se gjyqet e Berishës nuk mbarojnë as kur të ketë mbaruar jeta fizike e këtij të fundit.

“Sali Berisha është njeri me shumë personalitete, ka më shumë se 2 a 3. Ç’është ky spektakël? Mund ta quash “Berisha’s got talent”. Ai e di ku do shkojë nesër, e di çfarë e pret atë dhe familjen e tij. Ky ndërroi një familje në formën e yllit dhe çdonjëri prej tyre kishte një cep korrupsion. Tani është në hetim e shoqja, që vidhte dhe u merrte njerëzve para. E bija kishte nën kontroll bankat. I biri ishte i ngarkuar me qeverinë. Ky ishte i ndershmi. E kuptoni cfarë iluzioni? “Berisha’s got talent”. Ai është iluzionisti që do të mbajë njerëzit e tij nga burgu. Gjyqet e Berishës nuk mbarojnë as kur të ketë mbaruar jeta fizike e Berishës.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat