Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do mbyllet të premten - Ministri i Brendshëm do t’i propozojë Ramës emrin

Shqipëria

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do mbyllet të premten - Ministri i Brendshëm do t’i propozojë Ramës emrin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët:

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Skënder Hita

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat