Debati/ Kikia: Ose do digjej qytetari ose polici nga molotovët. Vokshi: E dini pse u sulmuam me gaz te Parlamenti

Shqipëria

Debati/ Kikia: Ose do digjej qytetari ose polici nga molotovët. Vokshi: E dini pse u sulmuam me gaz te Parlamenti

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 22:25
Pamje nga debati

Gazetari Mentor Kikia në emisionin “Open” në News24 duke komentuar protestën e opozitës, e cila u zhvillua pasditen e së hënës dhe krijoi kaos në Tiranë për rreth 3 orë, tha se djegia e qytetarit me molotov, për shkak se polici e shtyu në drejtim të tij, është e rëndë.

Por Kikia tha se dy rrugë janë: ose do të digjej polici, ose ai do e largonte dhe do digjej qytetari.

“Ishte një veprim që duhet dënuar, por nëse nuk do e largonte do të digjej polici”, tha Kikia, në një debat me deputeten Vokshi.

Kikia tha se dje pati një protestë dhe jo “mosbindje civile”. Në debatin mes tyre, Vokshi tha se policia nuk mbrojti qytetarin, pasi për policinë më e rëndësishme ishte ajo foto e Edi Ramës te selia e PS-së se mbrojtja e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat