Si do të zgjidhen figurat e reja në PS? Muharremi: “Deputeti që duam” ka mbi 500 aplikantë, ja kriteret që vlerësojmë

Shqipëria

Si do të zgjidhen figurat e reja në PS? Muharremi: “Deputeti që duam” ka mbi 500 aplikantë, ja kriteret që vlerësojmë

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 15:01
Alfred Muharremi

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Partia Socialiste, ka folur në programin e drekës në News24 mbi procesin e përzgjedhjes së figurave të reja që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Muharremit, platforma “Deputeti që duam” u mundëson të gjithë qytetarëve të aplikojnë, edhe nëse nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste.

“PS vlerëson angazhimet e mëparshme të individëve, jo vetëm anëtarësinë dhe kontributin në parti. Kushdo që beson te ndryshimi dhe afrimiteti i PS me qytetarët mund të aplikojë,” tha ai.

Deri më tani, platforma ka regjistruar mbi 500 aplikantë dhe është ndjekur nga mbi 20 milionë njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat