Aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës dhe përplasi tre të tjerë, në pranga drejtuesi 70-vjeçar

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës dhe përplasi tre të tjerë, në pranga drejtuesi 70-vjeçar

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 70-vjecarin me iniciale I. L i cili mëngjesin e djeshëm me automjetin e tij përplasi 4 shtetas që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasi G. M., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe u dëmtuan 3 pasagjerët.

Njoftimi

I. L., 70 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 4 shtetas që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. M., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;

Si ndodhi aksidenti?

Viktima dhe 3 të aksidentuarit e tjerë raportohet se po udhëtonin me furgon për në punë. Por, 28-vjeçari Gëzim Muçaj humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni u përplas me trafikandarësen.

Më pas, viktima dhe 3 pasagjerët në furgon kanë dalë të shohin dëmtimet e përsuara nga mjeti, por në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi duke i përplasur.

Për pasojë 28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat