SPAK caktoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor, reagon kryeministri Rama

Shqipëria

SPAK caktoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor, reagon kryeministri Rama

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 10:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se janë masa të lëshuara sipas tij, pa gjyq.

Postimi i Ramës

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030🇦🇱🇪🇺

Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat