Ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me 2 vite shërbim prove, jo funksione publike për 5 vite

Shqipëria

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me 2 vite shërbim prove, jo funksione publike për 5 vite

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 16:11
Eduart Kapri

Deklarimi fajtor i të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe nenit 25 të Kodit Penal, dhe dënimi i tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Sipas nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i të pandehurit Eduart Kapri ulet me 1/3 dhe ai dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim. – Sipas nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vendosja e të pandehurit Eduart Kapri në provë për një periudhë 2 (dy) vjet, gjatë së cilës ai duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale. – Sipas nenit 60, paragrafi i parë, pika 9, të Kodit Penal, urdhërohet që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. – Afati i provës fillon pas marrjes së vendimit në formë të prerë, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës. – Urdhërohet heqja e të drejtës së të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 (pesë) vjet, sipas nenit 35, paragrafi i parë, të Kodit Penal. Ky ndalim hyn në fuqi me marrjen në formë të prerë të vendimit.

Deklarimi fajtor i të pandehurës Besmira Niko për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe nenit 25 të Kodit Penal, dhe dënimi i saj me 1 (një) vit burgim. – Sipas nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i të pandehurës Besmira Niko ulet me 1/3 dhe ajo dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. – Sipas nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vendosja e të pandehurës Besmira Niko në provë për një periudhë 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës ajo duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale. – Sipas nenit 60, paragrafi i parë, pika 9, të Kodit Penal, urdhërohet që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. – Afati i provës fillon pas marrjes së vendimit në formë të prerë, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës. – Urdhërohet heqja e të drejtës së të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 (pesë) vjet, sipas nenit 35, paragrafi i parë, të Kodit Penal. Ky ndalim hyn në fuqi me marrjen në formë të prerë të vendimit.

Deklarimi fajtor i të pandehurit Besjan Meço për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe nenit 25 të Kodit Penal, dhe dënimi i tij me 1 (një) vit burgim. – Sipas nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i të pandehurit Besjan Meço ulet me 1/3 dhe ai dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. – Sipas nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vendosja e të pandehurit Besjan Meço në provë për një periudhë 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës ai duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale. – Sipas nenit 60, paragrafi i parë, pika 9, të Kodit Penal, urdhërohet që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. – Afati i provës fillon pas marrjes së vendimit në formë të prerë, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës. – Urdhërohet heqja e të drejtës së të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 (pesë) vjet, sipas nenit 35, paragrafi i parë, të Kodit Penal. Ky ndalim hyn në fuqi me marrjen në formë të prerë të vendimit.

Lidhur me provat materiale: – Dokumentet dhe sendet e sekuestruara pranë Bashkisë Pogradec, sipas procesverbalit të sekuestrimit të datës 22.05.2024, t’i kthehen Bashkisë Pogradec, përveç CD-së të renditur në procesverbalin e sekuestrimit me numër rendor 77, e cila do të mbetet në fashikullin e gjykimit.

Shpenzimet procedurale, përfshirë ato të hetimit paraprak dhe gjykimit, sipas përllogaritjeve nga sekretaria gjyqësore, ngarkohen të pandehurve solidarisht.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat