Hetimi i gjyqtarëve, Nazarko: SPAK po respekton ligjin

Shqipëria

Hetimi i gjyqtarëve, Nazarko: SPAK po respekton ligjin

Më: 6 mars 2025 Në ora: 20:26
Analisti Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko thotë se SPAK ka respektuar ligjin, në lidhje me hetimin e gjyqtarëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se nëse do ndodhte e kundërta, SPAK do ekzspozohej negativisht përballë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve.

“Sigurisht, por nga këndvështrimi i interesit publik, ke të drejtë. Ka disa metra. Metri moral, jo se është i parëndësishëm, por duhet parë metri i interesit publik, kushtetues, procedural, ligjor. Këto janë matjet që bëhen. Jam i sigurt që në lidhje me këtë çështje, SPAK është përpjekur ta respektojë ligjin dhe kushtetutën, sepse do ishte  çështje që do e ekspozonte negativisht, jo thjesht përballë opinionit publik, por edhe faktorit ndërkombëtar.

Të veprosh duke shkelur procedurën, ligjin, kushtetutën, përkundrejt një institucioni të rëndësishëm si Gjykata Kushtetuese, është vërtet veprim i rëndë. Unë mendoj se SPAK, është përpjekur ta respektojë në letër, duke vepruar brenda hapësirës ligjore. Jam i sigurt që ka respektuar atë që është ligji. Gjykata Kushtetuese, po të kishte provat më minimale, do kishte vepruar ndryshe”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat