Arrestohet ish-drejtori i paraburgimit në Vlorë, Zambak Gjoni! Prej dy ditësh në qeli

Shqipëria

Arrestohet ish-drejtori i paraburgimit në Vlorë, Zambak Gjoni! Prej dy ditësh në qeli

Më: 14 mars 2025 Në ora: 18:05
Zambak Gjoni

Ish-drejtor i paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni ndodhet në burg, i arrestuar që prej 2 ditësh.

Masa e sigurisë arrest me burg është konfirmuar këtë të premte, nga GJKKO, edhe pse arrestimi i tij është veshur me mister.

SPAK dhe policia nuk kanë dhënë njoftim mbi këtë rast dhe mbrojtja e të arrestuarit shprehet e rezervuar për të dhënë detaje.

Mësohet se për dosjen ndaj Zambak Gjoni ka vendim mospublikimi, fakt që i jep më shumë rëndësi arrestimit të tij. Kujtojmë se Zambak Gjoni gjatë vitit të kaluar denoncoi ministrin aktual të brendshëm Ervin Hoxha, për shpërdorim detyre lidhur me një ndërtim pa leje në Shkodër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat