Aksident tragjik në afërsi të Shkodrës/ U përplas me makinën që po dilte nga servisi, humb jetën 25-vjeçari

Shqipëria

Aksident tragjik në afërsi të Shkodrës/ U përplas me makinën që po dilte nga servisi, humb jetën 25-vjeçari

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat