Gara për Tiranën/ Dervishi: Shqipëria do të ngelet një skelet, nuk do të ketë nevojën e pasaportës europiane

Shqipëria

Gara për Tiranën/ Dervishi: Shqipëria do të ngelet një skelet, nuk do të ketë nevojën e pasaportës europiane

Më: 18 mars 2025 Në ora: 21:19
Ferdinand Dervishi

Gara për deputet për qarkun e Tiranës do të jetë një çmenduri e vërtetë. Mjafton të shohim fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit, një fletë gjigande ku në garë janë 11 subjekte zgjedhore, plot 539 emra për vetëm 37 mandate.

Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58.3 cm me 29.7cm.

Mazhoranca kërkon një mandat të pakët, ndërsa subjektet e reja garojnë për të futur së paku 1 deputet në Kuvend.

E në mënyrë disi të padrejtë, debati mbi listat dhe emrat e kandidatëve është përqëndruar kryesisht tek dy forcat e mëdha, PD dhe PS, duke lënë kështu jashtë vëmendjes alternativat e tjera.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", për të prezantuar arsyet pse kandidon në qarkun e Tiranës dhe strategjitë e tij elektorale, ishte Ferdinand Dervishi nga nisma "Shqipëria Bëhet".

"Unë kam marr në kurriz historinë e gjithë skandalit të sistemit TIMS, e mora në kurriz dhe e çova deri në fund.

Gjatë gjithë jetës e kam ndërtuar karrierën time, në një Shqipëri të vuajtur, ku kam menduar që unë do të jap kontributin sado të vogël timin, që ky vend do të bëhet.

Ndërkohë, ka dy gjëra pse kërceva në politikë. Krejt rastësisht takova Adriatikun para një viti, nuk e njifja u ulëm dhe biseduam. Pash tek ai Ferdinantin e vogël.

Bashkohej dhe fakti se diku në një sondazh, ai ishte shumë lartë. Afër më të mirit, në mos e tejkalonte po ja ulnin artificialisht shifrat. I kisha shumë të qarta informacionet.

Edhe 4 vjet ai njeriu që po thotë pasaportën europiane, edhe 4 vite të tjera Shqipëria do të ngelet si skelet. Ka marr lapsin këto ditë dhe firmos vetëm prona, t'ia falë miqve. Janë të publikuara. Do të mbetet një skelet Shqipëria dhe skeleti nuk ka nevojë për pasaportë", u shpreh Dervishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat