Tragjedi në Shqipëri: Këta janë katër të rinj që u dogjën brenda një makine

Shqipëria

Tragjedi në Shqipëri: Këta janë katër të rinj që u dogjën brenda një makine

Më: 20 mars 2025 Në ora: 07:54 Përditësuar në ora: 08:20 më 20.03.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Makina e shkrumbuar plotësisht, pamje nga aksidenti tragjik me katër viktima, mes tyre dy vëllezër

ABC News ka siguruar fotot e aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Fushë Prezë. Siç shihet nga fotot, makina është shkrumbuar plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Katër viktima është bilanci pas një aksidenti të ndodhur në Fushë Prezë. Një automjet dyshohet se është përplasur me një betoniere dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Për pasojë humbën jetën dy vëllezërit, Erid Laçi Enejd Laçi dhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës si dhe Enrikejd Kurti.

Image

Ndërkohë sipas policisë, shoferi i betonierës, shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi është shoqëruar në polici.

Image

Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë, pamjet e rënda nga vendngjarja, mjeti plotësisht i shkrumbuar

Katër të rinj humbën jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në Fushë Prezë.

Mësohet se viktimë kanë mbetur Erid Laçi Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës

Makina e të rinjtë është përplasur me një betonierë, dhe më pas është përfshirë nga flakët, si pasojë katër të rinjtë kanë ndërruar jetë.

Aksident i rëndë në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren dhe përfshihet nga flakët, katër të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Prezë rreth orës 23:50.

Nga policët e shërbimit qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat