Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, emëron Sara Goxhajn

Shqipëria

Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, emëron Sara Goxhajn

Më: 20 mars 2025 Në ora: 08:43
Erion Veliaj

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës ndërsa i ka dhënë këto kompetenca nënkryetares Sara Goxhaj.

Do të jetë Goxhaj ajo që do të marrë përkohësisht detyrat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Znj. Sara Goxhaj, Nën/kryetar i bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, thuhet në letërn e Veliajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat