Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, një person në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

Shqipëria

Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, një person në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

Më: 22 mars 2025 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës Fushë Krujë-Kamëz pranë Niklës.

Mësohet se një motorr është përplasur me një makinë.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat