Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku e zhgënjyer nga ish-kolegët: Kush nuk bashkohet, i shërben Edi Ramës

Shqipëria

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku e zhgënjyer nga ish-kolegët: Kush nuk bashkohet, i shërben Edi Ramës

Më: 28 mars 2025 Në ora: 22:44
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen.

Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku për emisionin “Çdo Kënd”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat