Taulant Balla në Kretë: Vota për PS-në do të sjellë një Shqipëri Europiane

Shqipëria

Taulant Balla në Kretë: Vota për PS-në do të sjellë një Shqipëri Europiane

Më: 29 mars 2025 Në ora: 18:19
Taulant Balla

Taulant Balla, drejtuesi politik i Diasporës ka folur ditën e sotme nga Kreta në një takim me shqiptarët që jetojnë atje.

Balla shpreh mirënjohjen ndaj diasporës në Kretë, duke nënkuptuar se vota e tyre ndaj kryeministrit Rama, është një votë që sjell Shqipërinë Europiane.

“Nuk e mendonin se një takim do ta bënim këtu në Kretë. Dua ta falenderoj këtu nga Hanjaja 246 mijë shqiptarë, çerek milionë shqiptarë, gjithë diasporën që u bashkuan me ne me Shqipërinë për ti dhënë Edi Ramës një mandat historic, për tju dhënë secilit prej jush pasaportën e merituar europiane.

Kush do të votojë Edi Ramën dhe PS në 11 ka votuar për familjen e vetë, ka votuar për Shqipërinë Europiane. Prandaj ky mandat është mandati më i rëndësishëm që motrat dhe vëllezërit tanë do ti besojnë në 11 Maj Edi Ramës”, tha Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat