Plagosi me thikë 36-vjeçarin, arrestohet autori! Nën hetim personi që e ndihmoi për t’u larguar nga vendngjarja

Shqipëria

Plagosi me thikë 36-vjeçarin, arrestohet autori! Nën hetim personi që e ndihmoi për t’u larguar nga vendngjarja

Më: 30 mars 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë të 36-vjeçarit në Pogradec, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 mars).

Gjithashtu është nisur hetim ndaj një 38-vjeçari, i cili ka ndihuar autorin të largohet nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi  me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 36-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Procedohet në gjendje të lirë një 38- vjeçar, që ndihmoi autorin e ngjarjes për tu larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme,  në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe  operacionale,bënë të mundur  identifikimin e  autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se  shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O.

Pas disa orësh kërkimesh  është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., alias A. O.  38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat