“Në Dubai apo Aruba, kudo që jeni do të arrestoheni”- Berisha paralajmëron personazhet e krimit: Ministrat, bashkëpunëtorë të tyre

Shqipëria

“Në Dubai apo Aruba, kudo që jeni do të arrestoheni”- Berisha paralajmëron personazhet e krimit: Ministrat, bashkëpunëtorë të tyre

Më: 9 prill 2025 Në ora: 12:06
Sali Berisha

Sali Berisha: Me hijen e krimit trembin qytetarët, por i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, por beteja do të nisë ndaj krimit qeveritar, me ministrat bashkëpunëtorë të kriminelëve mburojë e tyre. Sepse janë këta ministra që faktikisht u kanë vendosur në dispozicion pushtetin. Janë këta ministra që u vendosën në dispozicion prokurorë e gjyqtarë. Zero tolerancë kudo që të jenë, në Dubai apo Uguanda, Aruba apo në Afrikë të Jugut, do të gjenden, do të arrestohen dhe do të vijnë përpara drejtësisë.

Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat