“Do të ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburanteve”, Dhurata Çupi: Paga mesatare e shqiptarëve do të jetë 1200 euro

Shqipëria

“Do të ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburanteve”, Dhurata Çupi: Paga mesatare e shqiptarëve do të jetë 1200 euro

Më: 9 prill 2025 Në ora: 16:30
Dhurata Çupi

Kandidatja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka prekur 3 çështjet më të nxehta për konsumatorët shqiptarë, energjinë, naftën dhe pagën mesatare.

Përmes një videomesazhi për të gjithë votuesit, ajo thotë:

“Programi i Partisë Demokratike për të gjitha moshat dhe interesat. Rininë, të punesuarit, bizneset, pensionistët. Për mirëqeverisjen e Shqiptarëve.

Ulje e çmimit të energjisë

Ulje e çmimit të karburantit

Rritje e pagës mesatare

Ka një parashikim në programin e Partisë Demokratike me uljen e energjisë elektrikë me 7 lekë për kë/h, uljen e karburantit nga 35-40%, rritjen e pagës mesatare 1200 euro.

Votoni Partinë Demokratike më 11 maj, votoni Dhurata Çupin (Tyli) më 11 maj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat