Denoncimi i Këlliçit: Kioskat në bulevardin "Zogu 1" kanë mbirë si kërpudhat

Shqipëria

Denoncimi i Këlliçit: Kioskat në bulevardin "Zogu 1" kanë mbirë si kërpudhat

Më: 18 prill 2025 Në ora: 20:00
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka denoncuar vendosjen e kioskave në bulevardin “Zogu 1”.

Këlliçi shkruan se në këtë zonë këmbësorët nuk kalojnë dot në trotuare pasi janë të bllokuar tërësisht nga bar-kafet.

Ky fenomen ka betonizuar tërësisht Tiranën.

“Banorët e Tiranës Denoncojnë!  Në fillim të mandatit të parë të tij, Veliaj u zotua se nuk do të vendoset asnjë kioskë nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës si dhe nuk do të jepet asnjë leje për betonizimin e Tiranës, por në fakt, ky ishte thjeshtë një premtim ekektoral, pasi në realitet ai bëri të kundërtën e asaj që premtoi. Kioskat në bulevardin "Zogu 1" kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, i gjithë segmenti i këtij bulevardi është pushtuar nga kioskat dhe bar-kafet.

Njerëzit nuk kalojnë dot, pasi njëra anë e trotuareve është bllokuar tërësisht. Fenomeni i kioskave dhe bar-kafeve pothuajse është kudo nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës. Ky fenomen, krahas dhënies së lejeve të ndërtimit pa kriter, ka betonizuar tërësisht Tiranën”, shkruan Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat