Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot të dhënat e para të regjistruara mbi votat e ardhura nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit.
KQZ informon se në 24 orët e fundit janë numëruar rreth 4 mijë zarfe të ardhur nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për votuar për zgjedhjet parlamentare.
Pjesëmarrja për datën 19 prill është 1.58%.
Saktësisht, kanë ardhur 3887 zarfe nga 245935 zgjedhës të regjistruar.
Për ditën e djeshme, pjesëmarrja në përqindje ishte 0.14%.
