Të shtëna me armë në Fushë Krujë, policia nis hetimet

Shqipëria

Të shtëna me armë në Fushë Krujë, policia nis hetimet

Më: 22 prill 2025 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Të shtëna me armë kanë ndodhur në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga ky rast.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet dhe bëhet e ditur se po verifikojnë kamerat e sigurisë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat