Drejtuesi politik i PD në njësinë nr.4, Besart Xhaferri komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për gratë gjatë takimit elektoral.
Ai tha se nuk do t’i lejë gratë demokrate t’i marrë Rama.
Xhaferri: Edi Rama do të marrësh gratë tona dhe t’u bësh leksione? Nuk t’i japim më gratë tona t’u bësh leksione, morali i familjes shqiptare e dinë vetë burrat shqiptarë se si e bëjnë dhe gratë shqiptare ndjekin vlerat e familjes.
Burrë që nuk njeh gruan, nënën, bijën patjetër që nuk e pranojnë.