U qëllua me tre plumba/ Ky është 58-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë, kamerat fiksojnë autorin e maskuar

Shqipëria

U qëllua me tre plumba/ Ky është 58-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë, kamerat fiksojnë autorin e maskuar

Më: 28 prill 2025 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Detaje të tjera janë zbuluar nga Policia e Vlorës mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u ekzekutua 58-vjecari Renato Hoxhaj. Një prej kamerave te sigurisë ka arritur të filmoje autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën.

Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës se 58-vjecarit. Sipas informacioneve nga policia në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja te goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.

Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Deri me tani kamera e sigurisë ka filmuar autori, i cili është larguar po nga e njëjta rruge pranë “Kodra se Kuzumbabasë”.

Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth me qellim për të mbledhur te dhëna qe mund të çojnë në identifikimin e autorit.

Policia deri me tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë deri më tani detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.

Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë patur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar te shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat