Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës/ Beqiri: Skandal i madh. Seci, Noka dhe Berisha janë bashkëpunëtor

Shqipëria

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës/ Beqiri: Skandal i madh. Seci, Noka dhe Berisha janë bashkëpunëtor

Më: 29 prill 2025 Në ora: 18:59
Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri tha për ‘Tirana Live’ se kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës është një skandal i madh. Sipas tij, SPAK u tregua i përgjegjshëm dhe nisi procedimin penal ndërkohë që me emrin e Trump është abuzuar dhe ka qenë më e thjeshtë të bëhet kontrata.

“Ky është një skandal i madh që tregon se ne nuk kemi institucione shteti që nga SHISH dhe organet e akuzës nuk janë në rolin e tyre që një person i inkriminuar që nuk ka lënë asgjë pa bërë, tolerohet për gjëra madhore dhe të dukshme.

Unë konstatova që SPAK u tregua i përgjegjshëm dhe të nesërmen pas bërjes publike, SPAK e nisi procedimin penal. Nuk është e ligjshme kjo kontratë në disa aspekte sepse në rradhë të parë ka të bëjë me shuma të tilla, dhe në SHBA ata që bëjnë kontrata janë të detyruar të bëjnë ligjin atje. Do ta hetojnë dhe do tu dalin edhe nga kontraktuesit Nuredin  Seci, Noka dhe Berisha por dhe të tjerët që kanë firmosur dhe janë pjesë e administratës së Trump.

Kanë abuzuar dhe shfrytëzuar emrin e Trump dhe në bazë të autoritetit të tyre, kontrata ka qenë e thjeshtë të bëhet. Është pranuar një lobim që është i kundërligjshëm sepse nuk mund të pranosh lobim kur DASH ka shpallur non grata për krim madhor kundër demokracisë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat