SPAK nis hetimet për kontratën e PD/ Beqiri: Dy akuza, krim zgjedhor dhe pastrim parash. Rrezikojnë dënim të rëndë

Shqipëria

SPAK nis hetimet për kontratën e PD/ Beqiri: Dy akuza, krim zgjedhor dhe pastrim parash. Rrezikojnë dënim të rëndë

Më: 29 prill 2025 Në ora: 18:59
Idajet Beqiri

Lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të Berishës, avokat Idajet Beqiri tha se kemi të bëjmë me dy vepra penale, atë të pastrimit të parave dhe të krimit zgjedhor.

Më tej, Beqiri shtoi se rrezikohet dënim i madh për Berishën, familjen e tij si dhe për Flamur Nokën.

“Kemi kontratën dhe kodin zgjedhor, ligjin për partitë politke.

SPAKut i duhen 3 muaj dhe akuzat që do ngrihen janë krim zgjedhor dhe pastrim parave të pista ndaj Berishës dhe familjes së tij, ndaj Flamur Nokës. Rrezikojnë dënim të rëndë. Kush është fondacioni i Nuredin Secit djali dhe gruaja e tij?

Këta janë njerëz të Liri Berishës, djali i Secit ka një filial të fondacionit të Liri Berishës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat