Rama pritet me këngë polifonike në Sarandë: 11 maji, moment historik po aq i rëndësishëm sa marsi 1992

Shqipëria

Rama pritet me këngë polifonike në Sarandë: 11 maji, moment historik po aq i rëndësishëm sa marsi 1992

Më: 3 maj 2025 Në ora: 18:37
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke zhvilluar sot takime në jug të vendit.

Ai mbajti miting përmbyllës edhe me mbështetësit e PS në qytetin bregdetar të Sarandës, ku u prit edhe me këngë polifonike, mes tyre edhe ajo e "flamurit të kuq me shkabë".

Para se të nisnin fjalimet e rastit elektorale, asambli i këngëve dhe valleve popullore të qytetit realizoi edhe një kolazh muzikor për të pranishmit.

Podiumi i takimit këtë herë ishte ngritur në sheshin buzë detit. Tubimin e hapi kreu politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, i cili tha:

"Kemi bërë dhe do bëjmë më shumë në vijim. Ne me Edi Ramën në krye do e çojmë Shqipërinë në BE, si një vend me të drejta të plota dhe anëtare e familjes europiane, një ëndërr e të gjithë shqiptarëve, që do bëhet realitet më 2030. 11 maji është një ditë përtej politikës, nuk votoni për ne, por për Shqipërinë në Europë, është 4-vjeçari ndoshta më i rëndësishëm i Shqipërisë", tha ai mes të tjerash, teksa ftoi edhe kandidatët e pranishëm të qarkut.
Kurse kandidatja që vjen nga komuniteti rom, Ina Majko, u shpreh:

"Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë për të hequr një tavan të ndasive dhe diskriminimit. Shqipërisë i duhet integrimi dhe këtë e bën vetëm PS", tha ajo.

Kandidati tjetër socialist, Ardit Bido, u shpreh se si një i lindur dhe rritur në Sarandë, e kërkonte votën për këtë moment historik dhe europian.

"Të majtë dhe të djathtë të votojnë për këtë moment historik. Shqipëria është europiane dhe duhet të jetë europiane. 11 maji është një sfidë historike për shqiptarët", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat