Berisha sulmon Ballukun nga Mati: Lan makinën me 10 mije euro në muaj, të sëmurët vdesin në spitale

Shqipëria

Berisha sulmon Ballukun nga Mati: Lan makinën me 10 mije euro në muaj, të sëmurët vdesin në spitale

Më: 5 maj 2025 Në ora: 12:33
Sali Berisha

Gjatë një takimi me qytetarët në Mat, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ai e quajti atë “xingla-mingla që hedh valle” dhe e akuzoi se shpenzon 10 mijë euro në muaj për larjen e makinës së saj zyrtare, ndërkohë që qytetarët vuajnë dhe humbin jetën në spitale për shkak të mungesës së kushteve dhe kujdesit shëndetësor.

Berisha shtoi se këto shpenzime bëhen me paratë e taksapaguesve dhe premtoi se asnjë nga zyrtarët përgjegjës nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Ai sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është “futur në rreth të kuq” dhe se rezolutat ndërkombëtare po e dëshmojnë këtë.

Sali Berisha në takimin me qytetarët në Mat: Lubi Balluku lan menderen e makinës së saj 10 mijë euro dhe të sëmurët vdesin. Kjo xingla-mingla, kjo makinën do ta pastrojë me 10 mijë euro në muaj, me paratë tuaja. Unë jam këtu, jam Sali Berisha dhe ua jap fjalën matjanëve dhe shqiptarëve se ai kurrë nuk do shpëtojë.

Ai do përgjigjet një më një për ato që i ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Edi Rama është futur në rreth të kuq. Rezolutat botërore e damkosin fjalë për fjalë me ato që kemi thënë ne. Ndërkombëtarët nuk do të firmosnin asnjëherë fjalët tona, nëse s’do ishin të vërteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat