Berisha përshëndet zgjedhjen e Papës së ri: Një Donald Trump i ri në Vatikan

Shqipëria

Berisha përshëndet zgjedhjen e Papës së ri: Një Donald Trump i ri në Vatikan

Më: 8 maj 2025 Në ora: 20:01
Sali Berisha

Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike ka përshëndetur zgjedhjen e Papës së ri.

Berisha bëri një paralele mes Papës dhe Trump, duke thënë se Papa i ri është një Donald Trump në Vatikan.

Ai i uroi Papës së ri jetë të gjatë dhe suksese në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën.

“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan! Le ta urojmë.
Le t’i urojmë edhe njëherë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën
”, tha Berisha.

Kujtojmë që Kardinali Robert Prevost i SHBA-së është zgjedhur si pasardhës i Papa Françeskut. Prevost është papa i parë amerikan në histori dhe ai ka zgjedhur si emër papnor emrin Leoni i XIV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat