Demokrati Gazment Bardhi, ka denoncuar se ministrja e Transporteve, Belinda Ballukut, ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit.
Teksa ka publikuar një artikull nga mediat amerikane, Bardhi shkruan se faktet kanë treguar se “Balluku dhe Rama, ndodhen në mes të nje skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës në Europë përmes Portit të Durrësit”.
Bardhi shkruan se mediat e huaja dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur të hetojnë rolin e Ballukut në lehtësimin e trafikut të drogës, ndërsa shton se në mënyrë të dyshimtë, konçesionari gjerman u zëvendësua papritur me një kompani kroate, e dyshuar për lidhje në trafikun ndërkombëtar të drogës me Amerikën Latine.
“Rrjeta e pistë e përfshirjes së Portit të Durrësit në trafikun ndërkombëtar të drogës, me autorë Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, s’i ka ditët e gjata”, thekson ai, ndërsa i kujton Ballukut burgun e Pojskës, që sipas tij, nuk mjafon pas gjithë këtyre aferave.
“Por kur të vijë dita, burgu i Pojskës nuk do të mjaftojë”, përfundon ai.
Reagimi i Gazment Bardhit
🚨Faktet lidhen. Belinda Balluku dhe Edi Rama në mes të nje skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës në Europë përmes Portit të Durrësit. 🚨
Investigimet dhe analizat e mediave dhe ekspertëve të huaj për rrezikun e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mënyrën e reagimit të SHBA dhe BE, kanë të gjitha një pikë të përbashkët: shqetësimin për rolin kyç në rritje të mafias shqiptare, që përdor Portin e Durrësit për trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë.
Lajmërimi zyrtar nga SPAK për hapjen e zyrës së DEA-s në Shqipëri pak kohë më parë tregon fuqizimin e madh dhe rrezikshëmrinë e lartë të karteleve shqiptarë të drogës me mbështetje qeveritare.
Mediat e huaja dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur të hetojnë rolin e Ministres së Transporteve Belinda Ballukut në lehtësimin e trafikut të drogës përmes Portit të Durrësit, ku, në mënyrë të dyshimtë, konçesionari gjerman u zëvendësua papritur me një kompani kroate, e dyshuar për lidhje në trafikun ndërkombëtar të drogës me Amerikën Latine.
Rrjeta e pistë e përfshirjes së Portit të Durrësit në trafikun ndërkombëtar të drogës, me autorë Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, s’i ka ditët e gjata. FBI e aferës së parave ende të pazbardhura të McGonigalit, do t’u duket parajsë në krahasim me DEA-n! Por kur të vijë dita, burgu i Pojskës nuk do të mjaftojë!
_*_
Më poshtë artikulli i plotë i medias së Tucker Carlson, ku shpjegohet se si po e cenon sigurinë e porteve korrupsioni i Belinda Ballukut: