LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 09:25 më 11.05.2025
Kuti të votimit

Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri më tani ka qenë 1.93%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 1 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani është votuar nga 11 nga 571 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Voton Elisa Spiropali: Sot, dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Shqipëria po zhvillon sot zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha 12 qarqet e vendit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ushtroi të drejtën e saj në Qendrën e Votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë, duke dhënë një mesazh simbolik për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.

“Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve, kombit, shtetit, Shqipërisë.

Të gjithë të votojnë sot me qytetari, siç është zhvilluar fushata. Të tregojmë që jemi evropianë. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë është e ardhmja jonë”, u shpreh Spiropali para gazetarëve.

Basha: Votoni sot, besoni tek Shqipëria dhe besoni tek vetja juaj

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka votuar sot bashkë me vajzën e tij Dafina, e cila iu drejtua kutive të votimit për herë të parë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Të gjithë qytetarëve shqiptarë u bëjë një thirrje t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë që është luftuar kaq shumë dhe sakrifikuar kaq shumë të drejtën për të zgjedhur me votën qeverinë, parlamentin dhe deputetët që ju përfaqësojnë”.

“E kam këtë ftesë në veçanti për brezin e ri në këtë ditë shumë të veçantë për mua kur vajza ime e madhe, Dafina voton për herë të parë, i drejtohem brezit të ri t’iu them që sot e keni një të drejt shumë të çmuar për të ushtruar, dilni nga shtëpitë dhe rezervoni pak që të shkoni të votoni për të drejtën tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj, besoni tek Shqipëria, besoni tek vetja juaj, besoni tek e ardhmja”, ka thënë Basha.

“Vota qoftë nga burgu, qoftë jashtë është njësoj”- Mesazhi i Ervin Salianjit: Qytetarët të dalin masivisht në votime!

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit.  Pasi votoi Salianji foli për gazetarët.

Salianji tha se vota është njësoj qoftë nga burgu, qoftë edhe nga jashtë. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën.

“Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë”,  u shpreh ish-deputeti demokrat.

Ervin Salianji: Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë në mënyrë të padrejtë për të më shmangur dhe për të më hequr nga beteja elektorale të jep ndjesinë të një lloj lidhje me zinxhir për të penguar në aktivitetin politike. Momenti i sotëm moment i veçantë qoftë edhe nga burgu. Rastisi i që unë të jem votuesi i parë, siç edhe duket besoj se do ketë votë masive për nr 1 dhe për PD. Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë.

“Qytetarja fotografon votën në një QV në Elbasan”- Bylykbashi thirrje komisionerëve

Demokrati Aurel Bylykbashi ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit denoncon se një votuese ka fotografuar votën e saj në QV 23 21 në Elbasan.

Për këtë arsye ai u bën thirrje komisionerëvë që të mos lejojnë në asnjë mënyrë fotografimin e votës.

Postimi i plotë

Te nderuar Komisionere!!
Ndryshimi eshte ne doren tuaj!!!
Te mos lejoni ne asnje menyre fotografimin e votes!!
Zonja ne fjale ka fotografuar voten ne QV 23 21 ne Elbasan !!!

Kreu i KQZ thirrje kandidatëve për deputet: Hyrja juaj në qendrat e votimit është e ndaluar!

Kreu i KQZ thirrje kandidatëve për deputet: Hyrja juaj në qendrat e votimit është e ndaluar!Respektoni kodin zgjedhor!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.

Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.  Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.

Sot zgjedhjet parlamentare, reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

Ndërkohë që sapo ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë reagimin e parë lidhur me zgjedhjet parlamentare.

“Mirmëngjes njisha, jeni gati?”,-shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se PD-ASHM mban numrin 1 në fletën e votimit, ndaj edhe kreu i PD i drejtohet qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike si “njisha”.

Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.

​Qytetari në Fushë Krujë kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

Nis votimi në qendrën numër në Fushë Krujë. Në 50 minuta janë paraqitur për të votuar katër qytetarë.

Kjo qendër votimi ka në total 754 votues.

Pjesëmarrja deri më tani paraqitet e ulët, teksa deri më tani procesi paraqitet i qetë dhe pa problematika.

Një situatë e pazakontë është krijuar, pasi qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten, por nuk lejohet.

100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946

Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.

Ai mund të jetë votuesi më i vjetër në Shqipëri.

“Me numër si kam por kam votuar që në 46 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit. Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar.

Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është”, u shpreh ai për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.

Rama: Shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

Sot në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet Parlamentare.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

Ai tha se “Sot është Dita e Shqipërisë”.

“Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat